Pyetje

Pyetje të shpeshta

A është Bleta falas për punëkërkuesit?

Po. Punëkërkuesit krijojnë profilin, kërkojnë punë dhe aplikojnë falas, pa limit.

Si aplikoj për një punë?

Hap njoftimin e punës në aplikacion dhe shtyp "Apliko". Mund të aplikosh edhe me CV-në që ke ngarkuar në profil.

Si njoftohem për punë të reja?

Zgjidh kategoritë që të interesojnë dhe, nëse do, pagën minimale. Bleta të njofton sapo publikohet një punë që përputhet me to.

Si publikoj një njoftim pune si kompani?

Krijoni profilin e kompanisë në aplikacion ose në web dhe shtoni njoftimin. Çdo njoftim kontrollohet nga ekipi i Bletës para se të publikohet.

A mund të punojë i gjithë ekipi ynë në të njëjtën kompani?

Po. Ftoni kolegët në kompani dhe të gjithë shohin të njëjtat njoftime, kandidatë dhe intervista.

Ku mund ta përdor Bletën?

Në iPhone, në Android dhe në çdo shfletues përmes app.bletahr.com.

Nuk e gjete përgjigjen? Na shkruaj

Bleta të pret në telefon.

Falas në iOS dhe Android, ose hape direkt në web.

Ose hape në web